Interi ‘frymon’, shënon fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Monchengladbach

0 0
Read Time:48 Second

Inter ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme 2:3 në udhëtim te Borussia Monchengladbach, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje në Ligën e Kampionëve.

Për skuadrën e Antonio Conte, opsioni i vetëm përballë gjermanëve ishte fitorja, dhe me jo pak vuajtje, arritëm qëllimin, me Romelu Lukakun që shënoi dy gola.

Një gol i Matteo Darmian në minutën e 17′, i dha epërsinë 0-1 Interit.

Vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Alassane Plea.

Interin në dorë në pjesën e dytë e mori Romelu Lukaku, me dy gola të shënuara, në minutat 64′ dhe 73′.

Monchengladbach nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtoi në 2:3 epërsinë, kur Plea shënoi sërish (76′).

Por, deri në fund të ndeshjes, ky rezultat nuk ndryshoi, me Interin që mori një fitore shumë të rëndësishme.

Në xhiron e ardhshme Inter pret Shakhtarin, ndërsa Monchengladbach udhëton te Real Madrid.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=