Connect with us

Super League

Dy shqiptarë ngjisin Lusanne Ouchy në elitën e futbollit zviceran për herë të parë në histori

Published

on

0 0
Read Time:45 Second

Lusanne Ouchy siguroi ngjitjen në elitë falë rezultatit të përgjithshëm 6-2 ndaj Sion-it, të Paolo Tramezzanit, ish-asistenti i Gianni De Biasi, që kështu bie në Challenge League.

Në ndeshjen e dytë, atë të kthimit Lusanne triumfoi 4-2 dhe protagonist absolut ishte Liridon Mulaj me dy gola gjithashtu edhe Alban Ajdini gjeti rrugën e rrjetës.

Ashtu si në ndeshjen e parë, Mulaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 6′, ndërsa miqtë barazuan pas 17 minutash me Zuffi.

10 minuta nga fundi i pjesës së parë, Lusanne mori avantazhin, këtë herë me Ajdinin, i cili u shërbye nga lojtari tjetër me origjinë shqiptare Qarri.

Por, pjesa e parë u mbyll në barazim, kjo pasi Sion shënoi me Grgic në minutën e 39′.

Në fraksionin e dytë, vendasit shënuan me Okou në minutën e 81′, ndërsa llogaritë i mbylli 24-vjeçari, Liridon Mulaj me golin e katërt në minutën e 89′.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=