Connect with us

Superlig

Galata fiton me Rashicen

Published

on

0 0
Read Time:32 Second

Galatasaray ka shënuar fitore ndaj Kasimpasas, me rezultat 3-2, në kuadër të Superligës së Turqisë.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me Bahoken, në minutën e 16’, derisa vetëm katër minuta më vonë, Gomis barazoi rezultatin. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Akturkoglu kaloi Galasatarayn për herë të parë në epërsi, derisa i njëjti lojtar shënoi edhe njëheë në minutën e 69’.

Kasimpasa shënoi edhe njëherë me Ciftpinarin, por që nuk mjaftoi dhe fitorja i takoi Galatasarayt.

Në këtë ndeshje debutoi edhe lojtari i Kosovës, Milot Rashica për Galatasarayn, në minutën e 83’, derisa Bersant Celina luajti 45 minuta me Kasimpasan. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superlig

Milot Rashica shënon supergol për Besiktasin

Published

on

0 0
Read Time:18 Second

Sulmuesi Milot Rashica ka shënuar një gol fantastik nga distanca për ta kaluar Besiktasin në epërsi.

Pasi pranoi një top të bukur, ylli i Kosovës me një goditje precize s’i dha asnjë shans portierit mysafir (20’).

Për Rashicën ky është goli i parë për Besiktasin këtë sezon, ku ka shkëlqyer duke kontribuar edhe me asistime deri më tani.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Superlig

Mësohet data e Superkupës së Turqisë, turqit nuk do ta përsërisin gabimin me sauditët

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 13 Second

Në fund të dhjetorit, për shkak të një skandali politik ndërkombëtar, u shty ndeshja finale e Superkupës së Turqisë në futboll, në të cilën Fenerbahce dhe Galatasaray duhej të luftonin për trofeun, dhe ende zyrtarisht nuk ka datë të re për ndeshjen.

Por, tani gazetari turk Övünç Özdem ka bërë të ditur planin e Federatës Turke të Futbollit (TFF) dhe ka thënë se plani është që derbi i madh i Stambollit të luhet në mars.

Më saktësisht, tashmë është e sigurt që ndeshja do të caktohet për 29 mars dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga Federata Turke e Futbollit.

Supozohet se Federata Turke nuk e ka konfirmuar këtë datë vetëm për arsye se ende nuk ka marrë një vendim se në cilin stadium do të luhet ndeshja, por është fare e qartë se turqit nuk do të dalin jashtë kufijve të vendit të tyre, veçanërisht jo në Arabinë Saudite.

Opsioni i parë është që më 29 mars ndeshja të luhet në stadiumin “19 Mayis” në Samsun dhe opsioni i dytë është stadiumi Kalyon në Gaziantep.

Kujtojmë se në dhjetor ndeshja mes Fenerbahces dhe Galatasarayt u shty për shkak se drejtuesit e klubeve të Stambollit kërkuan që futbollistët të dilnin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, gjë që sauditët nuk e lejuan.

Aktualisht, Feneri dhe Galata po luftojnë për titullin kampion turk dhe pas 24 xhirove kanë nga 63 pikë dhe ndajnë vendin e parë në renditje.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superlig

Montella perplaset me Balotellin

Published

on

0 0
Read Time:29 Second

Trajneri i Adana Demirspor, Vincenzo Montella dhe sulmuesi i tij Mario Balotelli u përplasen pas ndeshjes.

Incidenti shpërtheu në fushë pas vërshëllimës së fundit të fitores 1-0 të Super Ligës Turke ndaj Umraniye.

Balotelli me sa duket i tha diçka Montella-s teksa po largohej, trajneri më pas u kthye dhe u hodh drejt sulmuesit, duke u përmbajtur nga një grindje fizike nga anëtarët e stafit të tij.

Nuk është hera e parë që Balotelli hyn në përplasje me drejtuesit e tij, i kishte ndodhë edhe në stërvitje me Roberto Mancini te Manchester City.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=