Connect with us

Superliga Shqiptare

Egnatia ‘ngec’ përballë Laçit, vendasit shpërdoruan edhe një penallti

Published

on

0 0
Read Time:54 Second

Laçi arriti që të marrë një pikë ndaj kryesuesve të kampionatit duke barazuar 0-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Të besuarit e Edlir Tetovës regjistruan barazimin e dytë radhazi, ndërkohë që kurbinasit konfirmojnë ecurinë pozitive, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi pa humbje mes kampionatit dhe Kupës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për bardhezinjtë, që ngacmuan më tepër në gjysmëfushën kundërshtare. Në të 28-ën, Laçi ishte i pafat, teksa Qato goditi bukur nga distance, por topi u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë Egnatia nisi të reagojë dhe pas një ore lojë iu afrua golit me Ndrecën, i cili provoi me një goditje dënimi, por u ndal nga Dajsinani. Vetëm 2 minuta më vonë, sërish gardiani i Laçit u bë heroi i kurbinasve. Vendasit fituan një 11-metërsh që u mor përsipër nga Spahiu, por portieri i Laçit kuptoi krahun dhe shmangu golin.

Egnatia mbetet e para dhe pas javës së 23-të, tani me 48 pikë, ndërkohë që Laçi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe konfirmohet si skuadra e momentit në Superiore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga Shqiptare

ZYRTARE/ Partizani afron sulmuesin e shumëkërkuar, ish-lojtari i Lille firmos për 2 vite

Published

on

0 0
Read Time:23 Second

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit”.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Superliga Shqiptare

Superiore/ Gara për titullin kampion, hidhet shorti i “Final 4”, zbulohen përballjet e gjysmëfinales

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Superiorja ndryshoi format verën e kaluar, duke aplikuar skemën “Final 4” për fitimin e titullit kampion. Katër skuadrat e para do të ndeshen mes tyre në “Air Albania” për fitimin e trofeut. Në dy takime gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.

Skuadra nga Rrogozhina dhe “Demat” e Orges Shehit janë të avantazhuara si pasojë e renditjes, kështu që u mjafton edhe barazimi për të kaluar në finalen e madhe.

Ndërkohë, fitorja është alternativa e vetme për shkodranët e Thomas Brdaric dhe juglindorët korçarë. Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj. Tri ditë më vonë Egnatia-Vllaznia (19). Më pas finalja e madhe në datën 26 maj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Superliga Shqiptare

Tirana me sytë nga finalja e Kupës, fati i bardhebluve në duart e Egnatias

Published

on

0 0
Read Time:32 Second

Tirana arriti që të fitonte ndeshjen e fundit të kampionatit me Egnatian, duke triumfuar me rezultatin 0-3 në Rrogozhinë.

Një fitore që i pozicionoi bardheblutë në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për të garuar në “Final 4”, pasi Skënderbeu fitoi ndaj Vllaznisë.

Megjithatë, për Tiranën nuk ka marrë ende fund sezoni, pasi ndonëse nuk do të zbresë me në fushë për këtë sezon ka ende shanse për të marrë një biletë europiane.

Bardheblutë do të fitojnë të drejtën për të luajtur në turin e parë të Conference League-s në rast se Egnatia do të fitojë të martën Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=