Connect with us

Premier Liga

Mirlind Daku rikthehet në Rusi, trajneri ka një mesazh për të

Published

on

0 0
Read Time:53 Second

Mirlind Daku është rikthyer në Rusi, tek ekipi i tij, Rubin Kazan.

Kjo u bë e ditur nga trajneri i tij atje, Rashid Rakhimov, i cili tregoi se Daku nuk luajti në ndeshjen miqësore pasi që sapo është rikthyer.

Rakhimov tha se bashkëlojtarët e kanë takuar dhe folur me të, teksa zbuloi se i ka thënë Dakut që të ndajë futbollin nga politika.

“Daku sapo është kthyer. Ai është mirë. Djemtë e kanë takuar, kanë folur. E kuptojmë që situata të tilla ndodhin, me Demiralin e Turqisë për shembull. Për fat të keq futbolli është i përzier me politikën tani. Mendoj se punë e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe ia kam thënë Dakut këtë, që duhet të fokusohet në këtë”, tha Rakhimov.

Mirlind Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA, pasi që pas ndeshjes me Kroacinë, mori megafonin duke sharë serbët dhe maqedonët.

Pas përfundimit të aventurës së kuqezinjve në Euro 2024, Daku kaloi disa ditë pushime në bregdetin shqiptar, për t’u kthyer në Rusi te ekipi i tij, Rubin Kazan.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Premier Liga

Befason Mirlind Daku, paralajmëron largimin nga Rubin Kazan

Published

on

0 0
Read Time:15 Second

Mirlind Daku ka ngjallur dyshime për largim nga skuadra ruse, Rubin Kazan.

Sulmuesi kosovar ka postuar në profilin e tij në instagram, një foto nga aeroplani, së bashku me menaxherin e tij, Shkumbin Qormemeti, shkruan IndeksOnline.

“Që nga dita e parë – së shpejti”, ka shkruar Daku krahas fotos.

 


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Premier Liga

Rritet vlera e “Legjionarit”, kartoni i Mitaj kushton 3.5 milionë euro

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 6 Second

Është ende I ri dhe shumëkush ka dyshuar tek ai.

Gjithsesi, Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në moshën 20-vjeçare është standard në formacionin e kombëtares shqiptare, e vlera e kartonit të tij po njeh lartësi të reja.

Siç njoftojnë mediat ruse, mbrotësi që luan për skuadrwn e Lokomotiv Moskow, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij është ngjitur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.

Natyrisht, ende jemi në shifra të përmbajtura, ndërsa klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv.

Kjo nuk është ndonjë çudi, sepse Lokomotiv pagoi 3 milionë euro, ndërsa “transfermarkt” e vlerësonte kartonin e shqiptarit, që në atë kohë luante në Greqi, vetëm 500 mijë euro.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Cagliari, gjithashtu në elitën e futbollit italian, por gjithsesi jemi ende pak më larg se mesi i korrikut, dhe duhet edhe shumë kohë deri në përfundimin e periudhës zyrtare të transferimeve, në fund të gushtit.

Vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të plotësuar ciklin e tij në Premier Ligën ruse. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Premier Liga

Berisha i dhuron 3 pikë Akhmatit

Published

on

0 0
Read Time:19 Second

Bernard Berisha ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij në Superligën e Rusisë.

Berisha pavarësisht se u inkuadrua në 10 minutat e fundit të ndeshjes, arriti të shënoj golin e fitores për Akhmat Grozny ndaj Ural.

Kosovari, golin e shënoi në frymën e fundit të lojës, transmeton lajmesportive.

Ai deri më tani ka shënuar dy gola, derisa ka kontribuar edhe me një asistim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=