Connect with us

Superliga e Kosoves

Munishi largon 12 futbollistë nga Dukagjini

Published

on

Klubi i futbollit Dukagjini, që për trajner ka teknikun Ismet Munishi, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me 12 futbollistë.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se marrëveshje të dyanshme janë ndërprerë bashkëpunimet.

“KF Dukagjini njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me këta futbollistë: Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Blerind Morina, Bujar Shabani, Redon Syla, Gentrit Salihu, Iran Junior, Dren Feka, Osman Mëziu, Amsal Krasniqi, Paulo Victor dhe Pascal Chidi Bolu. Klubi falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes tonë dhe u dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Klina.

Përpos largimeve, Dukagjini ka sjellë edhe prurje të reja. Deri më tani ata kanë njoftuar për transferimin e gjashtë futbollistëve.

Dukagjini ia ka besuar sezonin e ri trajnerit të njohur kosovar Ismet Munishi, i cili ka filluar punën për sezonin e ri tash e disa javë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text