Read Time:31 Second

Milani ka triumfuar ndaj Sampdorias, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Junior Messias, pas një asistimi nga Rafael Leao. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Milani mbeti me një lojtar më pak, pasi Rafael Leao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Rossonerët nuk u dorëzuan dhe arritën të kalonin në epërsi për herë të dytë në ndeshje, me Olivier Giroud, i cili ishte i saktë nga penalltia.
Milani pas fitores kalon në vendin e dytë me 14 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.