Connect with us

Home

Befason Dortmundi

Published

on


Dortmund ka pësuar humbje nga Bremen.

2:3 në favor të mysafirëve përfundoi ndeshja në mes Borussia Dortmund dhe Werder Bremen, përcjell lajmi.net.

Dormund kështu ndalet në xhiron e tretë të Bundesligës.

Gjatë 90 minutave u zhvillua një ndeshje mjaft interesante.

Brandt shënoi fillimisht për Dortmundin, duke ia dhuruar epërsinë. Për golin e dytë të ekipit u përkujdes Guerreiro, pasi shënoi në minutën e 77`.

Pak minuta pa përfunduar takimi Werder arriti të shënojë golin e parë.

Ishte Buchanan që tundi rrjetën e Borussia Dortmund.

Por, mysafirët nuk u ndalën me aq, pasi shënuan edhe dy herë të tjera.

Burke dhe Schmidt arritën të realizojnë në minutat shtesë, kështu duke i dhuruar Werder Bremen fitoren ndaj gjigantit gjerman.

Me këtë humbje Dortmundi ka gjashtë pikë, ndërsa Bremen shkon në kuotën e pesë pikëve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text