Connect with us

Home

Martinez pritet të kalojë në Barcelonë

Published

on

0 0
Read Time:16 Second

Inigo Martinez pritet të kalojë në Barcelonë gjatë merkatos së janarit.

Të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Sipas po të njëjtave burime palët kanë arritur marrëveshje dhe pritet hedhja e të zezës mbi të bardhë.

Martinez është njëri prej mbrojtësve më të dalluar në La liga, për çka ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

“Dridhet” pankina e Mancinit, Arabia Saudite mendon për trajnerin francez

Published

on

0 0
Read Time:29 Second

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini. Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Home

Zyrtare: Thomas Tuchel – trajner i ri i Anglisë

Published

on

0 0
Read Time:29 Second

Thomas Tucheli do të jetë trajneri i ri i Anglisë.

Këtë e ka konfirmuar sot Federata Angleze e Futbollit.

“Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë. Kam ndier prej kohësh lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme deri tash. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, ka thënë 51-vjeçari.

Tucheli ka nënshkruar kontratë deri pas Kupës së Botës 2026.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Home

Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 42 Second

Thomas Tuchel, 51-vjeçar, raportohet se është në bisedime me Federatën e Futbollit të Anglisë, për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’.

Ky raportim vjen pasi më herët u tha se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që është afër përfundimit të kontratës së tij, është pyetur se a është i interesuar për të marrë këtë rol.

Tuchel udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve në vitin 2021, por u shkarkua një vit më pas.

Ai ka qenë ndër të preferuarit e gazetarëve të sportit për punën në Angli që kur Gareth Southgate u tërhoq pasi Anglia humbi nga Spanja në finalen e EURO 2024 në korrik.

Sky Sports tha se gjermani, i cili u largua nga Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar, ishte në krye të garët për t’u bërë zëvendësuesi afatgjatë i Southgate.

Federata e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi raportimet.

Lee Carsley u emërua si pasardhësi i Southgate në mënyrë të përkohshme në gusht, fillimisht për fushatën e Ligës së Kombeve që po zhvillohet gjatë tre muajve.

Megjithatë, 50-vjeçari, i cili u largua nga roli i tij si trajner nën-21 vjeç, që atëherë ka dhënë mesazhe të përziera nëse ai e dëshiron punën te Anglia si trajner i përhershëm.

Carsley, i cili ka mbikëqyrur tre fitore dhe një humbje, beson se puna duhet t’i besohet trajnerit më të mirë, pavarësisht nga kombësia.

Anglia është drejtuar dy herë më parë nga trajnerë të huaj, me Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Shanset e vetë Carsley për të marrë vendin e punës me kohë të plotë u dëmtuan rëndë nga një humbje 2:1 në shtëpi ndaj Greqisë javën e kaluar pasi ai luajti me një formacion eksperimental.

“Ne kemi parë në të kaluarën se kemi pasur trajner me kombësi të ndryshme në krye të kombëtares. Kandidati më i mirë duhet të marrë vendin e punës,” tha trajneri i përkohshëm.

“Mendoj se do ta fusnim veten në rrugë pa dalje nëse nuk do ta bënim këtë, dhe nuk do të ishim mendjehapur.”


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=