Haaland: Më pëlqejnë qebapët

0 0
Read Time:54 Second

Erling Haaland bën përshtypje me lojërat e tij në Premier League, ku sapo ka nisur atë kapitull të karrierës së tij me fanellën e Manchester Cityt dhe tashmë ka thyer një sërë rekordesh.

Sulmuesi fantastik 22-vjeçar norvegjez është golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez me 15 gola në nëntë ndeshje dhe në fanellën e klubit Etihad ka shënuar 20 gola në vetëm 13 ndeshje të luajtur.

“Të tjerët nuk e hanë këtë, por unë kujdesem për trupin tim. Gjëja më e rëndësishme është të hamë ushqim cilësor që është rritur në vend. Unë ha zemrën dhe mëlçinë.”

Se ka pasionet e fshehura, por edhe që u reziston, ka treguar në një bisedë me Gary Neville, duke pranuar se e ka shumë për qef qebapin.

“Më duhet të them që e dua. Është një nga gjërat më të mira, por nuk më lejohet kurrë ta ha. Ndonjëherë ulem në shtëpi dhe mendoj sa mirë do të ishte të haja pak [qebap]. Më pas shkoj në frigorifer dhe i bëj vetes diçka tjetër për të ngrënë”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %