Connect with us

UEFA Champions League

PSG-së i kthehen dy yje në skuadër për ndeshjen ndaj Barcelonës

Published

on

Pasi humbi ndeshjen e parë për shkak të pezullimit, Luis Enrique rikuperon Achraf Hakimi për ndeshjen e nesërme në Chanpions League.

Në skuadër është rikthyer edhe mbrojtësi tjetër i krahut, Nordi Mukiele.

Një nga problemet kryesore të ndeshjes së parë ishte mungesa e mbrojtësve natyralë të krahut në skuadrën franceze.

Vetëm Presnel Kimpembe do të jetë jashtë për të provuar rikthimin ndaj Barcelonës.

UEFA Champions League

Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Published

on

Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.

Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.

Parulla të tilla ku Kosova është e mbuluar me flamurin serb po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

UEFA deklaroi se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.

Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjën e UEFA-s për Blic.

Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht

Continue Reading

UEFA Champions League

Barça fiton me “manita”, Raphinha e Lewandowski shkëlqejnë në Beograd

Published

on

Ishte padyshim një fitore e madhe, me të cilat duhet thënë se janë mësuar këtë sezon.

“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa këtë herë kanë mundur me shifrat e thellë, 5-1, kampionët serb të Crvena Zvezda, në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligës së UEFA Champions League.

Protagonistët absolut të kësaj sfide ishin padyshim “bomberi” polak Robert Lewandowski, i cili realizoi një dopietë dhe braziliani Raphinha, i cili asistoi dy gola dhe shënoi një tjetër, ndërsa Inigo Martinez e Fermin Lopez për vendasit dhe Silas e Milson për vendasit vulosën rezultatin spektakolar në stadiumin “Rajko Mitic”.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në vendin e 6-të të rënditjes, me 9 pikë, ndërsa Crvena Zvezda bie në vendin e parafundit me 0 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

UEFA Champions League

Calhanoglu bën dallimin, Interi e fiton derbin ndaj Arsenalit

Published

on

Interi ka shënuar fitore minimale në derbin ndaj Arsenalit për Ligën e Kampionëve.

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat 1:0, në përballjen që ishte shumë e barabartë nga fillimi.

Interi ishte më e rrezikshme në fillim, ku kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Denzel Dumfries megjithatë traversa e shpëtoi Arsenalin.

Mysafirët pastaj kërkuan një penallti me Mikel Merinon që u godit nga Yan Sommer, por që rasti s’u rishikua nga VAR-i.

E spanjolli pastaj shkaktoi penallti, duke prekur topin me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm doli të jetë Hakan Calhanoglu që kaloi Interin në epërsi (45+3’).

Arsenali provoi ta bënte përmbysje, duke rrezikuar me Kai Havertz, sidoqoftë Yan Sommer doli të jetë në vendin e duhur duke mos lejuar befasi.

Kësisoj, Interi me këto tre pikë të rëndësishme shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Arsenali bie në pozitën e 12-të me shtatë sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=