Connect with us

Premier League

Liverpool, Klopp: Shpërdoruam shumë raste, sidomos në pjesën e dytë

Published

on

0 0
Read Time:46 Second

Humbja minimale me Crystal Palace në “Anfield Road” ishte e dyta radhazi në shtëpi për Liverpool.

Disfata e të shtunës ndaj londinezëve mund t’u kushtojë “të kuqve” jo pak në garën për titull, pasi tashmë kanë dorëzuar vendin e parë, teksa Jurgen Klopp drejton gishtin nga rastet e shumta të shpërdoruara.

“Sot mund të flasim për dy ndeshje të ndryshme brenda një 90-minutëshi. Pjesa e parë ku ishim shumë dobët dhe kishim ende pasojat e humbjes me Atalantën. Për më tepër pësuam një gol, të cilin sërish mund të them se e dhuruam, pasi i lamë shumë hapësirë kundërshtarit. Më pas ishte edhe pjesa e dytë, ku bëmë gjithçka perfekte, por nëse nuk shënon edhe me këto raste, është e vështirë të flasësh. Kjo sfidë mund të kishte përfunduar edhe 4-1 për ne dhe tani do të ishim duke folur ndryshe, për të njëjtën ndeshje, por shpërdoruam shumë”, u shpreh Klopp.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading
Click to comment

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Premier League

Chelsea luan “tenis”, Palmer bën “poker” për të parakaluar “vikingun” Haaland

Published

on

0 0
Read Time:55 Second

Ishte padyshim një performancë magjike. “Blutë” e Chelsea kanë triumfuar me rezultatin “tenisian” , mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa kanë shpartalluar, me rezultatin e thellë, 6 me 0, skuadrën e Everton, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke thelluar edhe më shumë krizën e këtyre të fundit.

Padyshim, protagonist absolut edhe këtë të hënë ishte “ylli” anglez, Cole Palmer, i cili reaziloi jo një, por katër gola, në minutat 13’, 18’, 29’ e 64’, të sfidës, duke parakaluar kështu, “bomberin” norvegjez, Erling Haaland, në garën për “Këpucën e Artë”, të Premier League, ndërsa Nicolas Jackson e Alfie Gilchrist “hipotekuan” rezultatin përfundimtar, në minutat 44’ e 90’.

Falë këtij rezultati madhështor, “Blutë” e Chelsea ngjiten në kuotën e 47 pikëve, duke qëndruar kështu vetëm 3 pikë larg vendit të 6-të, që përkthehet me një vend në Kupat e Evropës dhe me një ndeshje në dorë, gjithçka mund të ndodhë. Ndërkaq, skuadra e Everton mbetet në kuotën e 27 pikëve, duke qëndruar vetëm 2 pikë larg “zonës së ftohtë” të rënies nga kategoria.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Premier League

Arteta: E vështirë ndaj Aston Villa

Published

on

0 0
Read Time:35 Second

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së nesërme kundër Aston Villa:

“Ajo që ata kanë bërë që kur erdhi Unai Emery është e rëndësishme. Ai ka pasur një ndikim të madh në ekip për sa i përket performancës dhe qëndrueshmërisë. Është e pabesueshme çfarë po bëjnë ata.

Si reagojnë lojtarët ndaj presionit? Mendoj se është thjesht motivim. Ata i kanë përjetuar tashmë kësi situatash kryesimi dhe janë shumë të emocionuar për çfarë po bëjmë dhe mënyrën se si ekipi po performon e fiton.

Natyrisht, nuk kënaqen, por duan më shumë. E dimë sfidën që na pret dhe sa të mirë duhet të jemi për ta fituar, por do të përpiqemi.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Premier League

Londinezët kërkojnë të rimarrin kreun, publikohen formacionet zyrtare, Arsenal – Luton

Published

on

0 0
Read Time:48 Second

Arsenali do të kërkojë sonte që të rimarrë kryesimin në tabelë. 

Londinezët do të mirëpresin në Emirates skuadrën e promovuar në elitë këtë sezon, Luton. 

Topçinjtë humbën kreun e tabelës në fundjavën që shkoi, pas barazimit pa gola ndaj Man Cityt në Etihad, duke bërë që Liverpooli të marrë kryesimin pas fitores të së shtunës ndaj Brighton, shkruan Sinjali Sporti. 

Kësisoj, londinezët me një fitore do të kërkojnë që të paktën përkohësisht të rimarrin pozitën e parë, me një fitore potenciale sonte. 

Luton ndodhet në zonën e rënies nga liga, e pozicionuar në vendin e 18-të me 22 pikë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërkohë që Arsenali ka bërë 5 ndryshime për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Man Cityt. 

Arsenal XI: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Smith-Rowe; Nelson, Havertz, Trossard. 

Luton Town XI: Kaminski; Kaboré, Hashioka, Onyedinma, Mengi, Doughty; Mpanzu, Barkley, Clark; Townsend, Morris.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=