Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Trajneri i ri i “Dardanëve”, Foda: Me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha

Published

on

Franco Foda është emëruar zyrtarisht trajneri i Kombëtares së Kosovës, duke firmosur një kontratë 2 vjeçare me “Dardanët”.

Në konferencën për shtyp në ditën e prezantimit të tij, presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se Foda është trajner i rezultateve dhe se nën drejtimin e tij pret që Kosova të bëjë histori në garat ndërkombëtare.

Foda theksoi se Kosova është një skuadër shumë atraktive dhe se me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha. I pyetur për Edon Zhegrovën, Foda tha se ai është një sulmues krahu shumë i mirë, sidomos në repartin e sulmit. Gjithashtu Foda bëri të ditur se do të jetojë shumicën e kohës në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text