Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Ademi optimist se Kosova e kalon grupin në Ligën e Kombeve

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 27 Second

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku janë edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti i Federatës së Futbollit Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani.

Ademi e ka vlerësuar shortin pozitiv, pasi tha se kemi të bëjmë me kundërshtarë të njohur, derisa ka thënë se synojnë ta fitojnë grupin.

“Janë ekipe që i njohim dhe sigurisht që presim rezultate të mira. Uroj që ekipi ynë të ketë sa më pak lëndime dhe të kemi ekipin standard gjatë këtij edicioni. Duke pasur parasysh formën e futbollistëve dhe suksesin që ata po e tregojnë me ekipet e tyre jam optimist. Shpresoj që atë formë të mirë nga klubet ata ta transferojnë edhe në ekipin kombëtar dhe të dalim triumfues. Besoj në ekipin tonë dhe është mirë që para fillimit të edicionit të Ligës së Kombeve do t’i kemi katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri ynë i ardhshëm do të ketë mundësi ta krijojë ekipin që do të jetë fitues i këtij grupi. Uroj që kjo të ndodhë dhe të ecim tutje në një rang më të lartë”, ka theksuar Ademi pas tërheqjes së shortit për faqen zyrtare të FFK-së.

Sa i përket përballjes së sërishme me Rumaninë dhe problemeve që Kombëtarja e Kosovës pati në Bukuresht, i pari i FFK-së shtoi:

“E njohim Rumaninë dhe e dimë si kemi kaluar atje. Por, ne do të fokusohemi vetëm në ndeshje, gjërat tjera do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, natyrisht duke e pasur edhe kujdesin e UEFA-s”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Trajneri i ri i “Dardanëve”, Foda: Me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha

Published

on

0 0
Read Time:33 Second

Franco Foda është emëruar zyrtarisht trajneri i Kombëtares së Kosovës, duke firmosur një kontratë 2 vjeçare me “Dardanët”.

Në konferencën për shtyp në ditën e prezantimit të tij, presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se Foda është trajner i rezultateve dhe se nën drejtimin e tij pret që Kosova të bëjë histori në garat ndërkombëtare.

Foda theksoi se Kosova është një skuadër shumë atraktive dhe se me pak ndryshime mund të arrihen suksese të mëdha. I pyetur për Edon Zhegrovën, Foda tha se ai është një sulmues krahu shumë i mirë, sidomos në repartin e sulmit. Gjithashtu Foda bëri të ditur se do të jetojë shumicën e kohës në Prishtinë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Çështja e trajnerit të Kosovës, Munishi: Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare

Published

on

0 0
Read Time:27 Second

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar çështjen e trajnerit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka caktuar trajnerin e ri, ndërsa Munishi ironizoi pak.

“Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare. Me marrë një selektor të mirë. Të gjithë emrat që janë përfol janë trajnerë të mirë. T’i krijojmë edhe ne klimë të përshtatshme për me punu. Me këta rumunët e kam një inati pak më të veçantë. Duhet mi mujt edhe atje edhe këtu”, tha Munishi në T7.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Kosova sot i mëson kundërshtarët e Ligës së Kombëve

Published

on

0 0
Read Time:54 Second

Sot do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kjo garë do të zhvillohet në pjesën e dytë të 2024-tës, konkretisht nis më 5 shtator.

Kombëtaret do të luajnë dy ndeshje në shtator, dy në tetor dhe dy në nëntor ku edhe përfundon gara në këtë cikël.

Kosova e ka zënë vendin në vazon e dytë bashkë edhe me Azerbejxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe, në kuadër të Ligës C.

Prandaj, kjo i bie që “Dardanët” nuk do të mund të luajnë me ndonjërin nga këta kundërshtarë.

Kundërshtarë më të vështirë mund të jenë Suedia e Rumania, që janë në vazon e parë, ku kanë përfunduar edhe Luksemburgu e Armenia.

Ndërkaq, vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut e Qiproja dhe njëra prej tyre mund t’i bie në grup Kosovës, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt.

E pikërisht, sot kombëtarja jonë do të i mësojë kundërshtarët e saj.

Shorti pritet të hidhet nga ora 18:00 në kryeqytetin e Francës, Paris.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=