Juventusi i ka siguruar për sezonin e ardhshëm shërbimet e mesfushorit Leandro Paredes.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Lojtari u transferua nga Paris Saint Germain në formën e huazimit.
Brenda kësaj marrëveshjeje parashihet edhe opsioni i blerjes së lojtarit.
Lojtari mund të luajë si: mesfushor qendror, mesfushor defanziv dhe mesfushor ofanziv.