Renan Lodi është lojtari më i ri i Nottingham Forest.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Lodi i bashkohet Nottingham në formë huazimi për 5 milionë euro.
Në marrëveshje përfshihet edhe klauzola e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh nga Atletico Madrid.