Connect with us

Kombetarja e Kosoves

Zyrtare/ Kosova e shkarkon selektorin Gliha

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.

Kombetarja e Kosoves

Zyrtare: Një gjyqtar danez do ta referojë ndeshjen Rumania-Kosova

Published

on

Morten Krogh, 36 vjeçar do të gjykojë ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve. 

Gjyqtari danez do të ndihmohet nga Victor Skovbaek dhe Steffen Beck.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë luhet të premten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rumania ndodhet në vendin e parë në grup me 12 pikë nga katër ndeshje, teksa Kosova në vendin e dytë me 9 pikë.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Foda fokusohet në aspektin taktik, Kosova përfundon seancën e dytë stërvitore

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë. Atmosfera brenda ekipit është e shkëlqyer, me një përkushtim të lartë të lojtarëve për t’u përgatitur maksimalisht për këto duele shumë të rëndësishme, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjatë seancës së sotme, përzgjedhësi Franco Foda është fokusuar te aspekti taktik, duke përshtatur strategjitë për përballjen kundër Rumanisë dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve që mund të bëjnë diferencën në fushë.

Në këtë stërvitje munguan kapiteni Amir Rrahmani, i cili po bëri seancë rigjenerimi në hotel dhe Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të një shqetësimi të vogël në shpinë nga stafi u vendos të pushojë. Ndërkohë, Leard Sadriu ka vazhduar stërvitjet e diferencuara për shkak të lëndimit të gishtit të dorës, të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e tij.

Pas përfundimit të seancës, lojtarët Ilir Krasniqi dhe Zymer Bytyqi ndanë optimizmin e tyre për ndeshjen ndaj Rumanisë. Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin, ndërsa Bytyqi u shpreh se atmosfera dhe bashkëpunimi brenda ekipit janë të shkëlqyera dhe se të gjithë janë të fokusuar për të arritur një rezultat pozitiv.

Stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Continue Reading

Kombetarja e Kosoves

Aro Muriq e ka ditëlindjen, FFK-ja e uron

Published

on

Gardiani i portës së Kosovës, Aro Muriq, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Me këtë rast, ai është uruar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Urime ditëlindjen e 26-të, Aro Muriq. Të dëshirojmë të mira pa fund!”, ka thënë FFK-ja. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=