Ylli holandez, Denzel Dumfries, tani edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me Interin, që e mbanë atë në klub deri në verën e vitit 2028, pavarësisht se për të interesohen disa skuadra nga Premierliga.
Manchester United, Aston Villa e Everton ishin në mesin e skuadrave që e kërkonin yllin e Interit, por ai vendosi të vazhdonte me zikaltrit.
Reprezentuesi holandez kishte qenë në negociata për shumë muaj, pasi kontrata e tij aktuale përfundonte në qershor 2025.
Interi ishte gjithmonë i bindur se mund ta bindte mbrojtësin e krahut të djathtë të vendoste nënshkrimin mbi kontratën e re dhe konfirmoi se marrëveshja është nënshkruar këtë mbrëmje.

Sipas Calciomercato.com, Dumfries kishte fituar rreth 2.5 milionë euro në sezon dhe tani do të marrë një pagë në vlerë 4 milionë euro neto për sezon.
Ai është ende në gjendje të përfitojë nga ligjet italiane të taksave për lojtarët e sjellë nga jashtë, kështu që kjo do të kushtojë dukshëm më pak për klubin.
Inter nënshkroi Dumfries nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2021 për 14.25 milionë euro dhe vlera e tij është rritur shumë në tregun e transferimeve që atëherë.
Kjo solli interesim nga disa klube të Premierligës, më së shumti nga Manchester United, Everton dhe Aston Villa.
28-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 21 asistime në 147 ndeshje konkurruese për Interin.