Ballkani e ka transferuar mbrojtësin Leotrim Bekteshi.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.
Bekteshi nënshkroi kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë te ekipi suharekas deri në vitin 2024.
Në të kaluarën 30-vjeçari luajti për skuadra si Iskra Borcice, Gjilani, Prishtina dhe Mjondalen.