Connect with us

Transfer ZONE

Zyrtare: Barcelona firmos me djalin e Ronaldinhos

Published

on

2008 ishte viti i fundit i Ronaldinhos  në Barcelonë, me brazilianin që magjepsi botën dhe u largua duke e lënë ekipin në duart e Messit. 15 vjet më vonë, djali i tij 17-vjeçar, Joao Mendes, firmos kontratën me klubin katalanas.

Ai kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses. Para disa ditësh ai debutoi edhe në një ekip miks të dy skuadrave të të rinjve të blaugranasve kundër Manchester United.

“Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin e Ronaldinhos. Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu. Nuk e di nëse do të jetë për skuadrën e dytë. Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon.

Presioni mbi të ekziston sepse babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text