Connect with us

Home

Zhvillime interesante, Messi injoron Bartomeun dhe përgatit mesazhin

Published

on

Jorgie Messi aktualisht nuk është në Evropë, por pritet të udhëtojë atje brenda ditëve në vijim.

Sipas asaj që ka mësuar Tuttomercatoweb, babai-agjent i sulmuesit të Barcelonës do të fluturojë këtë fundjavë për t’u bashkuar me Lionel në Barcelonë.

Takimi i pritshëm me Manchester City, pra, duhet të zhvillohet në fillim të javës tjetër, në Katalonjë (me shumë mundësi) pasi udhëtimi në Angli, nënkupton më pas 14 ditë vetizolim.

Por, lajmi më i bujshëjm i natës ka të bëjë me të ardhmen e “La Pulce”, sipas Tyc Sports, kanali argjentinas që azhornon kohë pas kohe situatën e lidhur me numrin 10.

Messi e ka ndarë mendjen dhe madje do të bëjë një postim sqarues në rrjetet sociale ditët në vazhdim për t’i dhënë lamtumirën Barcelonas.

Madje, sulmuesi nuk ka ndër mend që të takohet fare me Bartomeun, presidentin e katalanasve, pasi e ka ndarë mendjen për largim.

 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text