Connect with us
Girl in a jacket

Serie A

Zhgënjen Interi, e nis me barazim mbrojtjen e titullit

Published

on

Interi e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A.

Kampioni i Italisë barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Genoas, në xhiron e parë të elitës së futbollit italian, duke e nisur jo mirë mbrojtjen e titullit të kampionit.

Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 20-të kur Vogliacco realizoi, shkruan Gazeta Express.

10 minuta më pas, Marcus Thuram barazoi shifrat me një gol me kokë pas krosimit të saktë të Barellas.

Pikërisht Marcus Thuram realizoi edhe për përmbysjen e rezultatit dhe epërsinë e zikaltërve në minutën e 85-të.

Por, minutat shtesë ishin fatale për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Një lojë me dorë brenda zonës bëri që gjyqtari të akordojë penallti për Genoan.

Penalltinë e Messias e priti Sommer, por nga topi i kthyer, Messias arriti të shënonte për një pikë të madhe të Genoas.

Kësisoj, Interi e nis me një pikë nga ndeshja e parë mbrojtjen e titullit të kampionit në Serie A.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text