Connect with us

Basketi Kosovar

Ylli ‘blindon’ kapitenin, Gëzim Morina edhe 4 vjet te suharekasit

Published

on

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit nga Suhareka, ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin, Gëzim Morina.

Numri 6 i suharekasëve do të jetë pjesë e ekipit të qytetit të tij deri në vitin 2028, njofton Klankosova.tv.

Që në edicionin e parë kur Morina erdhi nga Sllovenia, me Yllin ka fituar katër trofe. Ligën e Parë Unike, Superkupën Mbarëkombëtare dhe dy tituj kampioni të Kosovës.

31 vjeçari është reprezentues i ekipit kombëtar të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text