Lamine Yamal ka deklaruar se synimi i tij është të bëhet legjendë e Barcelonës, teksa e pranon se ishte paksa nervoz përpara El Clasicos së parë të tij në karrierë.
Përpara përballjes së Barcelonës me Reak Madridin këtë fundjavë, Yamal ka insistuar se dëshiron të bëhet legjendë në Camp Nou. Anësori është vetëm 17 vjeç, por tashmë ka 64 paraqitje për klubin, duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar 16 asistime. Megjithatë, ai ende nuk ka shijuar fitoren ndaj rivalëve të tyre të mëdhenj në tre ndeshje që ka luajtur.

Yamal ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por duket i vendosur për t’u bërë i përjetshëm në Camp Nou, pasi ai kërkon t’i bashkohet lojtarëve si Lionel Messi dhe Ronaldinho, si legjenda të klubit.
Yamal u tha gazetarëve: “Unë do të doja të kujtohesha në historinë e Barçës si një legjendë, padyshim që do të ishte diçka e pabesueshme të kishe një trashëgimi dhe të qëndroja në mendjet e të rinjve”.
I pyetur për të luajtur në El Clasico, ai shtoi: “Nuk kisha qenë nervoz në një ndeshje më parë, të jem i sinqertë, por kur hyra në fushë dhe pashë fytyrat e kundërshtarëve, pashë se ata ishin shumë të mirë dhe do të hyja në fushë të luaja kundër tyre e asgjë më shumë. Isha pak nervoz kur hyra, por më pas e kalova”.

Yamal do të shpresojë të ndezë El Clasico këtë fundjavë pasi Barça kërkon të ruajë epërsinë e saj në krye të La Ligës me tri pikë ndaj Mbretërve.