Read Time:21 Second
Xhengiz Rexhepi do të jetë trajner i ri i Feronikelit ’74.
Kështu shkruan drejtori i Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, i cili njoftoi se Rexhepi do ta drejtoj ekipin nga Drenasi.
Rexhepi më parë ishte trajner i Lirisë, ku madje arriti ta inkuadrojë skuadrën prizrenase për herë të parë në Superligën e Kosovës pas katër vjetëve.
Feronikeli ’74 mbeti pa trajner pasi i ndau rrugët me Granit Begollin.