Connect with us

UEFA Euro 2024

Xhaka merr “hak”, Zvicra zbret nga “froni” kampionët e Evropës

Published

on

U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë janë të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi që Xhaka me shokë të siguronin fitoren e madhe, teksa fillimisht ishte mesfushori i Bologna, Remu Freuler, që gjeti rrugën e rrejtë, në minutë ne 37’-të dhe me fillimin e fraksionit të dytë, të sfidës, “fantazisti” i sulmit, Ruben Vargas dyfishoi shifrat, duke i dhënë Italisë, “puthjen e lamtumirës”.

Siç theksuam edhe në rreshtat më sipër, “Helvetët” e Murat Yakin janë çerekfinalistët e parë, të Euro 2024, me zviceranët, që tashmë do të presin fituesin e çiftit Angli-Slloveki, me “Tre Luanët” e Southgate, që pritet të jenë kundërshtari i mundshëm i tyre, në përballjen e 6 korrikut, e cila do të zhvillohet, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text