AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Xavi: Nuk ndryshojmë sistemin, formacionin e kam në mendje

0 0
Read Time:55 Second

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Inter.

Skuadra e Barcelonës luan ndeshjen e radhës në kuadër të Champions League, kësaj radhe përballë skuadrës së Inter.

Para ndeshjes, Xavi Hernandez ka bërë të ditur se skuadra shkon për fitore, për të dëshmuar se mund të luajë në terrene të vështira.

Po ashtu, ai ka thënë se sistemi nuk do të ndryshojë, ndonëse mund të ketë adaptime të lehta.

“Ne nuk ndryshojmë modelin tonë, por ne adaptohemi me nuanca për rivalët. Por gjithmonë me qëllimin për të qenë dominues dhe të luajmë me personalitet. Inter kanë bllok të fuqishëm dhe luajnë mirë në mbrojtje. Inzaghi punon mirë me dy sulmues”, ka thënë Xavi.

“Unë e kam në mendje formacionin, dhe një ide të qartë se çfarë duhet të bëjmë nesër. Duhet të rrezikojmë. Është filozofia jonë. Nëse duhet të vendosim një lojtar më shumë në mes për të dominuar ndeshjen, atëherë e bëjmë. Nesër dalim aty dhe tregojmë se mund të fitojmë në stadiume sikur ky”, ka shtuar trajneri i Barcës.

Ndeshja Inter – Barcelona luhet nesër, me fillim nga ora 21:00.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=