Xavi : Lewa i gatshëm për Bayernin

0 0
Read Time:37 Second

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur para sfidës së madhe kundër Bayern Munchenit.

Ai tha se sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Lewandowski, është i motivuar për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

Hernandez theksoi se polaku është një lider i lindur për ekipin.

“E shoh Robertin. Është shumë i motivuar. Mendoj se do të jetë shumë e veçantë për të. Ai është i qetë dhe transmeton besim. Është një lider natyral për ekipin” – tha Hernandez.

Barca ka shije të hidhura nga përballjet me Bayernin vitet e fundit.

Para dy vjetësh “bavarezët” i kishin mposhtur bindshëm “blaugranat” me rezultat 8:2.

Kohët e fundit Barca është këndellur, madje tani ka transferuar disa futbollistë mjaft% të mirë e në mesin e tyre edhe Robert Lewandowskin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %