Read Time:39 Second

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të enjten pasdite u hodh shorti i grupeve të garës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve.
Grupi C u cilësua si ‘ai i vdekjes’, pasi do ketë përballje tejet të interesante, teksa gara për vendet e para do jetë e vështirë.
Barcelona, Bayern Munich, Inter dhe Viktoria Plzen e përbëjnë grupin C.
E lidhur me kundërshtarët e ekipit të tij në fazën e grupeve ka folur edhe Xavi, duke e cilësuar si më të vështirin në 20 vitet e fundit.
“Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjithë, por është grupi më i vështirë në 20 vitet e fundit. Është një sfidë”, tha katalanasi.
Kujtojmë se Liga e Kampionëve fillon më gjashtë shtator.