Connect with us

Home

Xavi akuza për gjyqtarin

Published

on

Edhe Xavi Hernandez, sikur Sergi Roberto, është lëshuar në kritika për gjyqtarin e ndeshjes Inter – Barcelona.

Barcelona u mposht 1:0 nga Inter, por pa një gol t’i anulohej për lojë me dorë, kurse një rast tjetër që po diskutohet ishte momenti kur Denzel Dumfries luajti me dorë, por gjyqtari heshti edhe pasi pa VAR-in.

Xavi Hernandez beson se vendimi i gjyqtarit ishte i padrejtë, kurse ka ripërsëritur kërkesën e tij të djeshme, që gjyqtarët duhet të dalin në konferencë shtypi për të arsyetuar vendimet e tyre.

“Jam i mllefosur për situatën në të cilën duhet të kalojmë. Është padrejtësi, e kam thënë edhe dje se gjyqtarët duhet të dalin të flasin sepse unë s’e kuptoj këtë”, ka thënë Xavi.

“Ai nuk deshi të shpjegonte vendimin e tij pas ndeshjes”, shtoi tutje trajneri i Barcës.

Me fitoren e sotme, Inter i merr Barcës pozitën e dytë, duke i ikur me tri pikë. Ndeshjen e radhës skuadrat e luajnë në ‘Camp Nou’.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text