Connect with us

UEFA Conference League

West Ham fitues i UEFA Conference League

Published

on

West Ham është fitues i Conference League, për sezonin 2022/2023.

Skuadra angleze mposhti në finale Fiorentinën me rezultat të ngushtë 2-1.

West Ham ishte e para e cila kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Benrahma, i cilu u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 62-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Bonaventura barazoi shifrat në 1-1.

Kur të gjithë po prisin minutat e kohës shtesë, në skenë doli Jarrod Bowen, i cili me golin e tij në minutën e 90-të, i dha fitoren West Hamit dhe fitimin e Conference League.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text