Juventus me probleme serioze në sulm për ndeshjen e fundjavës në Serinë A. Skuadra bardhezi, përveçse në mbrojtje, ka mungesa të rëndësishme edhe në repartin e avancuar.
Dusan Vlahovic ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me Serbinë. Megjithëse testet mjekësore kanë përjashtuar një dëmtim të rëndë, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Milanit më 23 nëntor, si dhe në ndeshjen e ardhshme të Juventusit në Ligën e Kampionëve kundër Aston Villas. Sulmuesi serb pritet të qëndrojë jashtë për një periudhë të shkurtër, me qëllim rikuperimin e plotë nga dëmtimi.
Në mungesë të tij, trajneri Thiago Motta do të duhet të improvizojë për sulmin, pasi edhe Arkadiusz Milik është jashtë për shkak të një operacioni në gju. Opsionet për zëvendësimin e tij përfshijnë lojtarë si Kenan Yildiz ose përdorimin e lojtarëve të tjerë në role të ndryshme sulmuese.