AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Vinicius, kapiteni krenar i Real Madridit

Vinicius, kapiteni krenar i Real Madridit

Vinicius Junior është duke e shijuar çdo moment tek Real Madridi.

Ylli brazilian po e jep kontributin e tij tek “Los Blancos”, ndërsa mbrëmë atij iu bë një nder i madh.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Sociedadit, përfaqësuesit brazilian iu besua shiriti i kapitenit, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ky besim që ia dha trajneri Carlo Ancelotti, në mungesë të Luka Modric e Lucas Vasquez në formacionin startues, bëri që 24 vjeçari ta vendos në krahë shiritin e kapitenit.

“Është diçka mjaft speciale që të jem në gjendje ta vendos në krahë shiritin e kapitenit të Real Madridit për herë të parë në moshën 24 vjeçare. Është klubi më i madh në botë”, deklaroi Vinicius.

Natyrisht, nata e mbrëmshme nuk ishte dhe aq e lehtë për futbollistin më të mirë në botë të zgjedhur nga FIFA pasi u përball me fyerje në baza raciste nga tifozët vendës, disa prej së cilëve i imituan majmunët duke u munduar që ta lëndonin shpirtërisht Viniciusin. /Gazeta Express

Resize text