AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Vinicius Junior shënon het-trik, Real Madridi e mposht me rezultat të thellë Osasunën

Vinicius Junior shënon het-trik, Real Madridi e mposht me rezultat të thellë Osasunën

Pas dy humbjeve turpëruese radhazi, Real Madridi, është kthyer në rrugën e fitoreve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Osasunën, në një ndeshje ku Vinicius Junior shkëlqeu duke shënuar het-trik.

Mbretërit fillimisht u mposhtën nga Barcelona, duke u turpëruar në Bernabeu, e pastaj në Ligë të Kampionëve pësuan humbje edhe nga Milani.

Sot u pa një fytyrë krejtësisht tjetër e skuadrës së Carlo Ancelottit, por sërish Kylian Mbappe pati paraqitje dëshpëruese.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të, kur Vinicius Junior hapi serinë, duke shënuar për 1:0 pas asistimit të Jude Bellingham.

Tetë minuta më vonë, Bellingham e gjeti golin e parë sezonal, duke çuar shifrat në 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 61-të, Vinicius Junior shënoi golin e dytë personal, për rezultatin 3:0, e asistues ishte portieri Lunin.

Ylli brazilian e kompletoi het-trikun në minutën e 69-të, kur shënoi për 4:0, pasi paraprakisht Brahim Diaz përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mysafirëve.

Me këtë fitore, Real Madridi afrohet në gjashtë pikë me liderin, Barcelona, kur të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 12 ndeshje në La Liga.

Resize text