Roma shkëlqen në shtëpi, teksa fitoi 5-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e SerieA. Në pjesën e parë, të besuarit e Ranierit realizuan me Dybala nëpërmjet një penalltie në minutën e 13-të, ndërsa Alexis Saelemaekers shënoi një gol të bukur në minutën e 13-të.
Dybala kompletoi dopietën personale, në minutën e 51-të. Në minutat e fundit, pati kohë edhe për golat e Paredes dhe Dovbyk.
Roma, e rikthyer te suksesi, renditet në vendin e 11-të me 19 pikë. Parma e vendit të 16-të synon mbijetesën.