Connect with us

Kombetarja Shqiptare

VIDEO/ Përballja ndaj Ishujve Faroe, tifozët fillojnë festën në Tiranë nën ritmet e “himnit” të kualifikueseve

Published

on

Vetëm pak orë na ndajnë nga përballja e fundit e fazës kualifikuese të Kampionatit Evorpian të futbollit, Euro 2024, ndaj Ishujve Faroe dhe në rrugët e Tiranës kanë filluar grumbullimet e para të tifozëve, duke nisur festën me këngë e valle.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, një në nga baret e kryeqytetes, një grup tifozësh janë duke kënduar njëzëri, këngën ikonë të Shkurte Fejzës, dedikuar heroit të Kosovës Adem Jashari, “Mora fjalë”, këngë e cila konsiderohet si “himn” i këtyre kualifikueseve teksa nuk ka munguar në asnjë ndeshje të Kombëtares. 

https://streamable.com/e/v1x1a2?quality=highest

Kombetarja Shqiptare

Strakosha: Na presin dy finale, do t’ia dalim kundër Çekisë

Published

on

Portieri Thomas Strakosha doli në konferencën për shtyp ku u ndal të fliste për ndeshjet e ardhshme me Shqipërinë.

Ai foli për Çekinë, tifozët, konkurrencën në Kombëtare, si dhe për Alen Sherrin dhe Etrit Berishën.

“Atje në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit, pësuam gol në minutat e para. Pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Luajmë dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Edhe pse kemi mungesa them se do t’ia dalim.

Veç të jemi të përqendruar, vijmë nga një Europian i mirë, jemi të barabartë me pikë, duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top. Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Neve nuk shikojmë çdo lojtar ndryshe, luajmë si ekip dhe mbrojmë e sulmojmë bashkë, kemi pësuar dy gola nga ai dhe duhet të japim maksimumin të gjithë bashkë. Do të jemi të përqendruar këtu.

Duhet të pyesim trajnerin për portierët dhe unë bëj maksimumin për vete, konkurrenca është e mirë për ne dhe për lojtarët.

Kam komplimente dhe urime për Alen Sherrin dhe deri në fund mund të jetë titullar i Kaljarit. Duhet ta shijojë sa më shumë dhe të japë maksimumin. Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme, pasi bëmë ndeshjen më të dobët kundër tyre në Ligën e Kombeve.

Më mungon Etrit Berisha, kush nuk thirret na mungon, Etritin e njoh prej 12 vitesh dhe na mungon si lojtar dhe si njeri”, deklaroi Strakosha.

Continue Reading

Kombetarja Shqiptare

Përballjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Sylvinho në konferencë: Janë dy ndeshje të vështira! Kombëtarja është e hapur për rikthime

Published

on

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho zhvilloi një deklaratë për shtyp para përballjeve me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Ai u shpreh se Kombëtarja është e hapur për rikthime, ndërsa përmendi largimin e Zekës dhe Spahiut.

Sylvinho: Kemi bërë zgjedhje kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj, kemi Seferin, Uzunin dhe Muçin, mua më pëlqen, duhet të përshtatemi, kemi Dakun dhe Manajn kemi dy ose tre lojtarë për t’i provuar, Hasani deri më tani mund të jetë përshtatur në pozicionin e tij, kombëtarja është e hapur për Zekën dhe Spahiun, zëvendësuesi i Hasanit ishte Muçolli, lojtarët do shikohen në stërvitje, kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë mundësi për t’u rikthyer. Nuk është momenti i këtij lojtari.

A është momenti i duhur për të marrë besimin Muçi?

Sylvinho: Do më duhet të lë dikë jashtë nëse do të marr dy ose 3 lojtarë, ky lojtar… bëmë një ndryshim, ka nevojë për kohë për t’u përshatatur, durim, ai po bën mirë, mund të ketë mundësi me ekipin nga 24 secili do ketë mundësi për të luajtur, qoftë edhe stërvitje, lojtarët do të luajnë këytë javë, shpresoj që të ketë vazhdimësi.

Ai i konsideroi ndeshje të vështira përballjet me Çekinë dhe Gjerogjinë.

Sylvinho: Nuk është eksperiment, por një mundësi që jepet, Zeka dhe Spahiu nuk janë një eksperiment, Spahiu pati disa minuta të luante me Gjeorgjinë, të dy janë mëngjarashë, kombëtarja është e hapur për momente të tjera, kemi dy ndeshje të vështira janë në transfertë, Çekia është e fortë, është grup i vështirë.

Kombëtarja do të përballet më 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë.

Continue Reading

Kombetarja Shqiptare

“Mesazh përtej sportit”, Duka flet për bashkëpunimin me Serbinë për “EURO 2027”

Published

on

I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e fundit që ka shkaktuar debate të mëdha.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë, për organzimin e përbashkët të kampionatit europian të vitit 2027, për grupmoshat deri në 21-vjeç.

Pikërisht për këtë ka folur edhe Armand Duka, i cili e ka quajtur si një benefit për futbollin shqiptar, gjersa thotë së kjo do të jetë një “mesazh përtej sportit”.

“E para benefit sportiv është që ekipi jonë i U21 është pjesë e finaleve të europianit, por edhe infrastruktura sportive në Shqipëri ndryshon. Është një benefit tjetër. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë i jep një shans më shumë për ta pasur këtë kampionat në Shqipëri sepse merret si një mesazh përtej sportit”, ka thënë fillimisht Duka për “TV Klan”.

Tutje, ai foli edhe për reagimet që kanë ardhur nga çdo anë, duke nisur nga Kosova e të gjitha trojet shqiptare.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=