Connect with us
SKY

UEFA Champions League

VIDEO/ Dortmund triumfon ndaj Newcastle, Barça humbet ndaj Shakhtar Donetsk

Published

on

Dortmund ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe ndaj një kundërshtari të fortë si Newcaslte, me gjermanët që fituan me rezultatin 2-0.

Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë me shifrat 1-0, ku Fullkrug ishte autori i golit në minutën e 26’. Goli i dytë erdhi në minutën e 79’, pas një kundërsulmi tepër të bukur të nisur nga Adeyemi nga porta e tij e duke e dërguar topin në mesin e fushës te Brandt, me yllin e mesfushës i cili avancoi deri në portën angleze dhe shënoi golin e rezultatit 2-0.

Me këtë fitore, Dortmund renditet momentalisht në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e tretë me 4 pikë.

Barcelona është befasuar në transfertë nga Shakhtar Donetsk, pasi ukrainasit fituan me shifrat minimale 1-0. Sikan ishte autori i golit në minutën e 40’ pas një goditjeje me kokë. Ky rezultat lejon ende spanjollët të mbeten në vendin e parë të grupit me 9 pikë, por Porto e cila luan në mbrëmje mund të marrë një fitore e të prekë kreun e tabelës. Shakhtar renditet në vendin e tretë me 6 pikë.

Shikoni golat e Dortmund-Newcastle

Shikoni golin e Shakhtar Donets-Barcelona

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text