Connect with us

Premier League

VIDEO/ Broja fiton penalltinë vendimtare, “lum” golash në barazimin mes Chelsea dhe Manchester City

Published

on

Chelsea dhe Manchester City janë ndarë në barazimin fantastik 4-4 në “Stamford Bridge”, ku merita e gjitha për skuadrën e Chelsea ishte Armando Broja në shtesa, pasi fitoi një penallti e cila u ekzekutua në gol.

Pjesa e parë ishte fantastike, ku 45’ minutat e para përfunduan me rezultatin 2-2. Të parët shënuan miqtë me Haaland, por u barazuan menjëherë nga Thiago Silva. Më pas, Chelsea kalon në avantazh me anë të Sterling në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, Haaland kalon menjëherë në epërsi City nga pika e bardhë e penalltisë. Chelsea arriti të barazonte shifrat me Jackson në minutën e 67’, duke i dhënë shpresë skuadrës së drejtuar nga Pochettino. Mrekullia afatshkurtër për City ndodh në minutën e 86’, pasi Rodri i jep avantazhi 3-4 skuadrës së tij.

Por nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 95’, Chelsea fiton një 11 metërsh falë Armando Brojës dhe Palmer shënon duke barazuar rezultatin në 4-4.

Me këtë rezultat, City mbetet ende në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e 10 me 16 pikë.

Penalltia e fituar nga Armando Broja

Shikoni golat e ndeshjes

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text