Real Madridi do të përballet nesër me Manchester Cityn në kuadër të ndeshjes së kthimit në rrethin e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Para ndeshjes, Fede Valverde ka folur në konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
Përvec takimit ai ka folur edhe për super talentin turk, Arda Guler.
“Arda Güler ka shumë potencial dhe një të ardhme këtu në Real Madrid. Ai ka gjithçka për të qenë një idol këtu një ditë”, u shpreh Valverde për turkun.
Ai ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon me “Los Blancos” duke shënuar tre gola dhe pesë asistime./Arbresh.info
