Futbollisti i kombëtarës shqiptare, Myrto Uzuni, karrierën e tij do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai sot u prezantua zyrtarisht tek skuadra, Austin.
Uzuni u largua nga Granada, duke lënë gjurmë në futbollin spanjoll.
Sulmuesi shqiptar deklaroi se ka ardhur për të shkruar histori.
“Nuk kam ardhur këtu në Austin për t’u realaksuar. Kam ardhur këtu për të shkruar histori”, tha ai.
Myrto Uzuni, në fanellën e tij do ta bartë numrin 10.
