Connect with us

Premier League

United mposhtet nga Brighton

Published

on

Largimi i De Zerbi nga pankina e “Pulëbardhave” të Brighton mendohej se do të sillte një “shkatërrim” total të projektit të nisur në “Amex Stadium”, mirëpo nuk ka rezultuar aspak i tillë, teksa pas fitores, 3-0, në javën e parë të Premier League përballë Everton, kanë regjistruar edhe fitoren e radhës.

“Viktima” e radhës ishte pjesë e “gjigantëve” të elitës angleze të futbollit, me “Pulëbardhat”, që arritën një fitore të madhe, 2-1, përballë “Djajve të Kuq”, të Manchester United.

Siparin e golave e çelën pikërisht vendasit, me “bomberin” anglez, Danny Welbeck, i cili tundi rrjetën e Onana, në minutën e 32’-të, duke nisur festën e skuadrës së tij. Vetëm pak sekonda më vonë Rashford barazoi shifrat, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR goli rezultoi i parregullt për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Shifrat do të barazoheshin me të vërtetë në minutën e 60’-të falë “pistonit” të krahut, Amad Diall dhe vetëm 10 minuta më vonë “bomberi” holandez, Joshua Zirkzze dyfishoi shifrat, mirëpo sërish një rishikim i aksionit me anë të sistemit VAR prishi festën e “Djajve”.

Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej në barazimin 1-1 ka ardhur edhe përgjigjja e “Pulëbardhave”, me “yllin” brazilin, Joao Pedro, i cili zhyt topin në rrjetën e Onana në minutën e 95’-të, për t’i dhënë goditjen përfundimtare kundërshtarit.

Kështu, falë këtij rezultati Brighton ngjitet përkohësisht në vendin e parë të tabelës së Premier League, me 6 pikë të plota, ndërsa United mbetet në vendin e 8, me vetëm 3 pikë. 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Danny Welbeck, 1-0

Goli i Amad Diallo, 1-1

Goli i Joao Pedro, 2-1

Premier League

Dëshpëron Arsenali, ndalet nga Fulhami

Published

on

Arsenali ka bërë një tjetër hap mbrapa në garën për titull, këtë herë në udhëtim te Fulhami.

“Topçinjtë” u ndalën në një barazim 1:1, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Fulham ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe me plot meritë e mbyllën në avantazh.

Raul Jimenez me një finalizim fantastik pas asistimit të Kenny Tetes i dha epërsinë Arsenalit (11’).

Arsenali lehtësisht mund ta barazonte rezultatin përmes Bukayo Sakas, mirëpo anglezi nuk shfrytëzoi dy-tre mundësi.

Në pjesën e dytë, ishte Willian Saliba që e barazoi rezultatin pas asistimit të Kai Havertz (52’).

Arsenali në fakt e gjeti rrugën drejtë rrjetës prapë – këtë herë me Sakan mirëpo që goli u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Kësisoj, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 29 pikë ndërsa Fulham zë vendin e nëntë me 23 sosh.

Continue Reading

Premier League

Shtyhet ndeshja Everton – Liverpool, shkak moti i keq

Published

on

Derbi në Merseyside i së shtunës në Goodison Park është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Klubi Everton kërkon falje që ndeshja në fjalë nuk mund të zhvillohet sot, duke i falënderuar tifozët e tyre për mirëkuptimin.

“E vlerësojmë se kjo do të jetë thellësisht zhgënjyese për tifozët, siguria e tifozëve, stafit dhe lojtarëve është e një rëndësie të madhe. Informacionet në lidhje me një datë tjetër për ndeshjen do të publikohen në kohën e duhur”.

“Të gjitha biletat e blera për ndeshjen e sotit e do të mbeten të vlefshme për ndeshjen e ardhshme që do të organizohet sërish”, ka thënë klubi anglez në një deklaratë të lëshuar.

Ndërsa, Policia e Merseyside ka këshilluar njerëzit që janë duke udhëtuar të shtunën për në këtë pjesë të Britanisë së Madhe, të jenë të kujdesshëm për shkak të motit jo të mirë, shkruan SkySports, transmeton Klankosova.tv.

Continue Reading

Premier League

Amorim për humbjen e parë si trajner i Man Utd: Humbëm nga goditjet standarde

Published

on

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin faktori vendimtar në fitoren e tyre 2-0 ndaj ekipit të tij.

Arsenali mposhti Unitedin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates, duke ia shkaktuar humbjen e parë portugezit Amorim.

“Goditjet standarde ndryshuan lojën. Ne mund të ishim më agresivë në zonën e Arsenalit”, ka thënë fillimisht Amorim.

“Deri tek ndërprerjet, loja nuk pati shumë mundësi për të dyja ekipet, goditjet standarde e vranë lojën”.

Amorim pranoi se aftësia e Arsenalit për të mbushur zonën me lojtarë e bëri të vështirë që ekipi i tij të mbrohej kundër goditjeve standarde.

“Ata mund të vendosin shumë lojtarë pranë portierit dhe është pothuajse e pamundur të luftosh për topin”.

Pavarësisht humbjes, Amorim vlerësoi angazhimin dhe organizimin e skuadrës së tij, por në fund pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin ndryshimi.

“Ne ishim të përkushtuar dhe humbëm në goditje standarde”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text