Connect with us

Serie A

“Unë jam pjesë e historisë së Juventusit” – Antonio Conte mezi pret të përballet me ish klubin e tij

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 2 Second

Të shtunën, Juventusi pret Napolin dhe trajnerin e tyre të ri Antonio Conte, i cili bëri emër si lojtar dhe trajner në Torino. 

Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes, Conte kujtoi se çfarë do të thoshte kjo lojë për të. 

“Historia ime është rreth 13 vjet të kaluara në Juventus si lojtar, ku unë isha kapiten dhe ku fituam gjithçka”. 

“Kam pasur mundësinë të bëj tre vite si trajner në një moment të vështirë dhe të nis një cikël fitimtar. Unë jam pjesë e historisë së Juventusit për atë që kam dhënë”. 

“Është e pashmangshme që si lojtar është më e lehtë të zgjedhësh rrugën tënde, pastaj si trajner e ke shumë të vështirë të vendosësh rrugën tënde”. 

“Gjithmonë i kam nderuar vendet ku kam trajnuar. Sot kam kënaqësinë e pamasë të stërvit një klub si Napoli, për mua, i lindur në jug, është krenari dhe kënaqësi”. 

“Për mua do të jetë emocionuese të kthehem në atë stadium, ashtu si pas disa vitesh do të jetë emocionuese të përballem sërish me Napolin si kundërshtar”, deklaroi Conte. 

Pas katër ndeshjeve të Serisë A , Napoli është një pikë para Juventusin, me të dyja skuadrat që zënë vend në top katërshe. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Serie A

Inzagi ndryshon 7 lojtarë për ndeshjen me Torinon, Asllani mbetet në stol

Published

on

0 0
Read Time:43 Second

Paraqitja jo e mirë në derbin me Milanin i ka kushtuar shumë Kristjan Asllanit, i cili që prej atij takimi nuk ka marrë shumë minuta loje.

Ditën e sotme Interi do të sfidojë Torinon në “San Siro” dhe Simone Inzagi pritet që të ndryshojë përsëri ekipin krahasuar me formacionin, i cili luajti ndeshjen e vlefshme për Champions League në mesjavë.

Për duelin e sotëm Inzagi ka projektuar rotacion të rëndësishëm duke aktivizuar plot 7 lojtarë të ndryshëm nga 11-ja e cila mundi Cervena Zvezdën 4-0.

Mes emrave nuk figuron ai i Kristjan Asllanit. Për ndeshjen e sotme Inzagi i ka besuar Çalhanoglusë përsëri gabinën e regjisë.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Lautaro, Thuram.

Torino (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Mazina; Pedersen, Riçi, Tameze, Iliç, Lazaro; Adams, Zapata.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Serie A

Bologna barazon me Atalantan

Published

on

0 0
Read Time:33 Second

Në një ndeshje emocionuese për Serinë A, Bologna dhe Atalanta janë ndarë me një barazim 1-1. Ndeshja, e cila u mbajt në Stadiumin Renato Dall’Ara.

Bologna kaloi e para në epërsi me një gol të shënuar nga Castros.

Megjithatë, Atalanta nuk e kishte ndërmend të dorëzohej pa luftuar. Në pjesën e dytë, Samardzić barazoi rezultatin me një gol të bukur që erdhi në minutat e fundit.

Pas këtij goli, të dy skuadrat patën shanse për të shënuar përsëri, por nuk arritën të ndryshojnë rezultatin. Bologna dhe Atalanta shfaqën një lojë të fortë dhe të balansuar, me aksione të rrezikshme në të dyja anët e fushës.

Standings provided by Sofascore


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Serie A

Juve e mposht si mysafir Genoan

Published

on

0 0
Read Time:25 Second

Juventus e ka shënuar një fitore të rëndësishme sot në fushën e Genoas, në një ndeshje jashtë fushe.

Rezultati përfundimtar ishte një triumf për Juventusin, duke treguar edhe një herë aftësitë e tyre si një ekip i fuqishëm në Serie A.

Golat e shënuar nga lojtarët e Juventusit dhe organizimi i fortë në mbrojtje ishin faktorët kryesorë që çuan në këtë fitore.

Me këtë rezultat, Juventusi përforcon pozitat e tyre në renditjen e kampionatit, duke u afruar edhe më shumë objektivave të këtij sezoni.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=