AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

UEFA tentoi ta bindte Kosovën por mori refuzim total! “Nuk mund të marrim pjesë…”

UEFA tentoi ta bindte Kosovën por mori refuzim total! “Nuk mund të marrim pjesë…”

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë pas ndeshjes se ekipi ka vendosur të mos e mbyllë ndeshjen me Rumaninë në fushë për shkak të racizmit të shfaqur. Sipas tij kjo është hera e dytë që i ndodh Kosovës në të njëjtin stadium.

“Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen”. “Pati edhe racizëm dhe sjellje racore kundrejt ekipit kombëtar të Kosovës prandaj kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë ndeshje sepse është hera e dytë në të njëjtin stadium”.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk përfundoi dhe tani quhet “e braktisur”! Pasi gati 1 ore, arbitri ka vërshëllyer tri here pasi ne fushe doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin… Kosova ka qëndruar në dhomat e zhveshjes. Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta për të luajtur.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë. Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në konktakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit.

“Lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më. Ata ishin në kontakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit”, shkruan gazetari rumun.

Resize text