AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

UEFA dhe FIFA e lënë Rusinë jashtë Botërorit 2026

UEFA dhe FIFA e lënë Rusinë jashtë Botërorit 2026

Rusia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pasi ky është vendimi i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, që e lë në fuqi vendimin për pezullimin e Kombëtares Ruse nga garat ndërkombëtare.

Ky vendim ishte marrë në shkurt të vitit 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Për pasojë, kombëtarja ruse do të mbetet jashtë Botërorit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Sipas mediave ruse, futbolli rus do të vijojë të mbetet jashtë organizatave UEFA dhe FIFA, duke përfshirë si Kombëtaren ashtu edhe klubet e vendit.

Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 do të hidhet më 13 dhjetor, nga i cili do të dalin 12 grupe në zonën evropiane.

Rusia ishte e ndaluar të merrte pjesë edhe në Kupën e Botës 2022, si dhe në Kampionatin Evropian 2024.

Resize text