Connect with us

Transfer ZONE

U refuzuan nga “gjigantët” e Premier League, sheikët gati “thasët” për nënkampionët e Evropës

Published

on

Familja Zhang kërkon prej kohësh investitorë të rinj apo edhe blerës për Interin dhe me sa duket, interesimi ka filluar të bëhet shumë konkret nga grupe apo persona të interesuara për të marrë në pronësi zikaltrit. Mediat italiane kanë zbuluar një blerës të mundshëm, i cili ka potencialin për të kthyer ekipin në një superfuqi në Evropë.

“Il Giornale” ka publikuar lajmin se fondi financiar “Qatar Islamic Bank”, ka hedhur sytë nga zikaltrit dhe është gati të bëhet pjesë e paketës së investitorëve të rinj që kërkojnë pronarët kinezë, nëse vendosin që të mos e shesin plotësisht klubin.

Ky fond kishte dalë në skenë në muajt e kaluar pasi u bë publik lajmi se ishin të interesuar të blinin “gjigantët” anglezë të Manchester United, mirëpo, oferta e sheikut Jasim Bin Hamad Al Thani prej 6 miliard eurosh, u refuzua nga familja Glazer që ka në pronësi “Djajtë e Kuq”.

Duket se sheikët kanë kthyer sytë nga një tjetër klub “gjigant”, në Evropë, siç janë edhe “zikaltërit” e Inter dhe nuk është çudi që të shfrytëzojnë nevojën për likuiditetet të familjes Zhang, e cila në majin e viti të ardhshëm duhet të shlyejë borxhin prej 350 milionë eurosh që i detyrohet fondit “Oaktree”.

Continue Reading

Transfer ZONE

Chelsea futet në garë për Viktor Gyokeres

Published

on

Viktor Gyokeres është një nga sulmuesit më në formë në Evropë, pasi ai vazhdimisht shënon dhe asiston me fanellën e Sporting Lisbonës. Shumë klube të mëdha janë venë në garë për lojtarin duke përfshirë Arsenalin, Manchester United, Bayern Munich dhe Barcelonën.

Por së fundmi edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea po shqyrton një lëvizje në janar për Viktor Gyokeres , i cili mund të largohet nga Sporting CP brenda një muaji, raporton David Ornstein i The Athletic.

Pavarësisht pritshmërive që sulmuesi suedez do të largohet nga Sporting CP në fund të sezonit, e ardhmja e 25-vjeçarit është e pasigurt pas largimit të trajnerit Ruben Amorim.

Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro, por ai mund të jetë në dispozicion për rreth 70 milionë euro, me Sporting të gatshëm për të negociuar.

Chelsea është e interesuar për Gyokeres prej muajsh tashmë, duke e ndjekur atë që nga vera dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë në janar për ta transferuar në Stamford Bridges. 26-vjeçari ka pasur një nisje spektakolare të sezonit, ku në 20 ndeshje ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

Continue Reading

Transfer ZONE

Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

Published

on

Ansu Fati me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në vitin 2025 mes raportimeve se nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.

Karriera e reprezentuesit spanjoll ka marrë një kahje të padëshirueshme për të për shkak të lëndimeve të shumta, duke mos ia lejuar rritjen në nivel personal.

Flick kishte pranuar më herët për shqetësimet që ka sa i përket gjendjes fizike të 22-vjeçarit dhe faktit se a do mundet ta rikuperojë versionin e tij të dikurshëm.

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes.net, Sevilla është bërë kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Fatit në vitin 2025, por Flick me gjasë nuk do ta lejojë largimin e tij në janar.

Fati mbetet pjesë e planeve të tij për këta muaj në vazhdim, por shitja e tij e mundshme do të ishte opsioni më i mirë për të dyja palët.

Do të jetë vet lojtari ai i cili do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, me kontratën e cila i skadon në vitin 2027.

Barcelona do të kërkojë një shumë prej 15 milionë eurosh për të konsideruar shitjen e tij, teksa kujtojmë se vlera e tij ka rënë dukshëm gjatë dy viteve të fundit.

Continue Reading

Transfer ZONE

Dy klube të mëdha italiane në garë për Edon Zhegrovën

Published

on

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën.

Sipas raportimeve të medieve italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.

Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është 25-vjeçari është kthyer ndër lojtarët më të kërkuar të momentit

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text