
Thomas Tuchel ka reaguar për herë të parë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea.
Gjermani Tuchel u shkarkua nga pozita e trajnerit të Chelsea, pas një krize rezultatesh.
Së fundmi, ai ka folur për shkarkimin e tij, duke u shprehur shumë i mërzitur.
“Jam i shkatërruar që aventura ime te Chelsea erdhi te fundi. Ndjehesha sikur në shtëpi, sikur profesionalisht ashtu edhe personalisht”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmesportive.net .
“Faleminderit shumë gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndjehesha i mirëpritur që nga fillimi”, shtoi gjermani.
“Krenaria që ndjeva kur ndihmova skuadrën për të fituar Champions League dhe Kupën e Botës për Klube do të jetë gjithmonë me mua. Jam i nderuar që isha pjesë e historisë së këtij klubi dhe çfarëdo që sjell e ardhmja, memoriet e këtyre 18 muajve do të kenë gjithmonë vend special në zemrën time”, ishin fjalët e TT.
Tuchel akoma nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, derisa Chelsea ia kanë besuar punën Graham Potter.