Read Time:29 Second

Thomas Tuchel është i vendosur të kthehet në punën si trajner.
Trajneri gjerman, Tuchel nuk dëshiron të humb aspak kohë në pauzë, pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea.
Sipas raportimeve të ‘Bild’, Tuchel është i interesuar të kthehet në rolin e tij sa më shpejt. Dëshira e tij është Bayern.
Trajneri thuhet se është i gatshëm të pranojë reduktim në pagën e tij dhe të fitojë më pak sesa bënte te Chelsea.
Te Bayern akoma nuk ka sinjale të qarta për shkarkim të mundshëm të Julian Nagelsmann, por Tuchel është në pritje.