AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Tuchel fjalë inspiruese për Aubameyang

0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona u konfirmua në orët e para të mëngjesit të së premtes tek Chelsea, me blutë që shtuan një golashënues të dëshmuar në listën sulmuese.

Në lidhje me këtë lëvizje foli edhe trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, i cili tha se gabonezi ishte i etur për t’u rikthyer në Premier League

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë marrim me Auba, dhe ai ishte shumë i etur për t’u rikthyer në Premier League”, theksoi ai.

“Shpresoj se ai mund të jetë sërish aq i mirë. Jemi shumë të lumtur që mund ta realizojmë. Ai ka dhënë shumë kudo që ka luajtur. Golat, por më e rëndësishmja shpejtësia dhe shkalla e punës me topin”.

“Auba është i lumtur të luftojë për diçka dhe të pranojë sfidën”, shtoi Tuchel.

“Unë imagjinoj se tifozët e Chelseat janë të lumtur që ai zgjodhi klubin me ngjyrë blu në vend të klubit me të kuqe. Ata do ta shohin shumë herët se për çfarë bëhet fjalë. Ai është një sulmues shumë punëtor, linja e parë e presingut, dhe kjo është ajo që e bëri atë të veçantë në Dortmund kur punonte për mua  dhe një kapiten i Arsenalit ku ngriti trofe”, përfundoi Tuchel. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=