AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Tre klube kërkojn Asllanin

0 0
Read Time:44 Second

Ditët e fundit në Itali po përflitet për një largim të mundshëm të Kristjan Asllanit nga Interi gjatë mërkatos së janarit në formë huazimi.

Kjo për shkak të minutave të pakta që shqiptari po merr te “zikaltërit” dhe pritet të jenë akoma më të pakta me kthimin e Brozovic nga dëmtimi.

Sipas mediave italiane 3 janë skuadrat që kanë shfaqur deri më tani interes për 20-vjeçarin.

I pari është klubi nga erdhi, Empoli, pjesë e të cilit vazhdojnë të jenë dy shqiptarët e tjerë, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Një tjetër klub është Torino, në të cilin aktivizohet edhe Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda, ndërsa skuadra e tretë është Spezia.

Theksojmë se Interi nuk ka ndërmend ta lërë mesfushorin të largohet dhe e konsideron të rëndishëm për të tashmen dhe të ardhmen, ndaj mundësitë e huazimit të Asllanit për momentin duken shumë të pakta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=