Read Time:26 Second

Portieri gjerman, Kevin Trapp nuk do të kalojë te Man United.
Tash e disa ditë, ‘Bild’ raporton për një interesim të Manchester United për portierin e Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp.
Sipas raportimeve të fundit të Christian Falk, Trapp ka informuar skuadrën e United se nuk do të pranojë ofertën e ‘Djajve të Kuq’.
Manchester United i kishin bërë portierit një ofertë për kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Trapp do të vazhdojë karrierën te Frankfurt, me të cilën skuadër këtë vit garon në Champions League.